2.9 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2.5 C
Bilisht
1.1 C
Ersekë
0.9 C
Maliq
3.8 C
Liqenas
Saturday, December 14, 2024

Pogradeci përballet nesër me Delvinën. Liqenorët objektivë mbajtjen e kreut…

- Advertisement -

Nesër luhet java e 19-të e kategorisë së dytë për Grupin B, atje ku marrin pjesë 3 ekipet e Prefekturës së Korçës. Tashmë kanë mbetur edhe 4 javë deri në përfundim, 4 javë që do të vendosin në fund edhe skuadrën që do të ngjitet një kategori më lart, apo që vlen edhe për fundin e tabelës së klasifikimit.

Pogradeci që një javë më parë mori kryesimin e Grupit B, ka 4 ndeshje finale për të luajtur dhe njëra prej tyre është nesër. Në javën e 19-të liqenorët do të luajnë në transfertën e Delvinës. Vendasit ndodhet në kuotën e 14 pikëve, ndërkohë që Pogradeci kryeson me 42 pikë dhe ndiqet nga Luftëtari me një pikë më pak, pra 41 pikë. Një ndeshje që për Pogradecarët ka vetëm një objektiv, fitoren dhe Delvina-Pogradeci starton nesër në orën 15:00.

Devolli i vendit të 8-të në tabelën e klasifikimit, nesër do të luajë në shtëpi dhe do të presë Orikun. Pas humbjes në javën e kaluar me Maliqin në transfertë, devollinjtë nesër besojnë se do ti rikthehen fitores. Edhe pse kundërshtari ka një skuadër vërtet të mirë dhe renditet në vendin e 4-t, Devolli nesër do të kërkojë vetëm trepikëshin.

Skuadra tjetër e Prefekturës, Maliqi nesër do të luajë në transfertë dhe duket se ka një ndeshje më shumë se të vështirë, pasi përballë do të ketë Luftëtarin në Gjirokastër. Vendasve u duhet fitorja për të luftuar dhe shpresuar akoma që mund të rimarin kreun e tabelës së klasifikimit, prandaj ka pak shanse që ta falin nesër Maliqin.

Më poshtë sjellim edhe renditjen katër javë përpara përfundimit.

JAVA 19

Luftëtari-Maliqi

Devolli-Oriku

Delvina-Pogradeci

Labëria-Butrinti

Turbina-Shkumbini

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit