5.6 C
Pogradec
5 C
Korçë
3.9 C
Bilisht
4.6 C
Ersekë
4.3 C
Maliq
5.6 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Mbyllet rrugëtimi i Gazetarit Zamir Dules! Të afërmit: Gjithë jetën e shoqëroi trauma e SHISH…

- Advertisement -

Krevati i Zamir Dules ku qëndronte për orë të gjata duke lexuar libra prej kësaj të premteje nuk do të ndiej më praninë e tij. Gazetari i njohur i viteve të postkomunizmit ndryshoi jetë ditën e djeshme në spitalin e Tiranës pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Ndërkohë, i ndjeri ka qenë gazetar i gazetës “Koha Jone” në momentin e djegies së saj dhe për këtë shkak ai u torturua nga SHIK-u. Menjëherë pas ngjarjes, Dule u aneksua menjëherë nga gazetaria.

Tronditjen psikologjike nga torturat e SHISH-it e pohon edhe vëllai i tij, Pellumb Dule, i cili thotë se vazhdimisht në mënyrë të pavullnetshme thoshte nga tronditja se po na vjen SHIK-u. Ndërsa motra Zhaneta Mersini tregon momentet e fundit të vëllait të saj dhe thotë se ai donte shumë të jetonte, pavarsisht gjendjes së shëndetit.

Një prej kolegëve të tij, gazetari Gëzim Hashimi, tregon për rrugën e karrierës së Zamir Dules dhe gjurmët që la terrori i SHISH-it në jetën dhe profesionin e tij. Ai rrëfen se Zamir Dule gjatë karrierës së gazetarisë botoi edhe disa libra, ndër të cilët libri “Tmerri i Tropojës”, një botim dedikuar ish-presidentit Berisha, i cili ndikoi jo pak negativisht në karrierën e tij të ardhshme. Mes kujtimeve që ai la ishin shumë shkrime artistike, ditare dhe një sërë kronikash investiguese dhe kronika të zeza.

Ndërsa ceremonia mortore u mbajt të premten në fshatin e tij të lindjes në Miras të Devollit në një ceremoni private, ku të pranishëm ishin familjarë, kolegë dhe miq të të ndjerit. Por, ajo që u vërej ishte mungesa e autoriteteve shtetërore.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit