Maliq/Informacion paraprak
Më datë 03.04.2024, rreth orës 10:45, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, pranë fshatit Sovjan, Maliq, shtetasi E. B., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri shtetasi P. D., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

