Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. O., 32 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në aksin rrugor “Miras-Bilisht”, në afërsi të fshatit Fitore, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi E. O., dhe pasagjeri E. K., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.