Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. D., 54 vjeç dhe F. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi gjatë një konflikti të çastit me njëri-tjetrin, shtetasi A. D. ka goditur me grusht 26-vjeçarin, ndërsa ky i fundit ka dëmtuar me një send të fortë automjetin e shtetasit A. D.