4.3 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
2 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Gripi dhe Covid-19 rritën me 25% infeksionet respiratore këtë sezon gripi

- Advertisement -

Burimi: Revista Monitor

Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë në presion këtë vit nga efektet që dha gripi dhe Covid-19 në përhapjen e infeksioneve respiratore.

Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik tregun se prirjet e infeksioneve respiratore ishin të larta gjatë muajve janar-shkurt-mars të këtij viti në raport me vitin 2022 (shiko të dhënat në grafikun e mëposhtëm).

Virozat u bënë më agresive në muajin shkurt të këtij viti. Në javën e dytë të vitit 2024 u numëruan gjithsej mbi 17,600 persona të prekur nga infeksionet respiratore të sipërme dhe të poshtme, nga rreth 14 mijë raste që u numëruan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë shkurtit dhe marsit 2024, infeksionet respiratore çdo javë kanë qenë rreth 25% më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Mjekët në Poliklinikën e Sëmundjeve të Mushkërive në Tiranë pohojnë se këtë sezon, gripi ishte më i forti pas pandemisë Covid-19. Në vitet 2021-2022 dhe 2023 pas valëve të Covid-19 virozat ishin më pak agresive. Por këtë vit qarkulluan edhe Covid-19, edhe gripi sezonal, duke bërë që shumë të prekur të kishin nevojë për trajtim më të thelluar.

Mjekët shpjegojnë se kjo virozë ka qenë disi jo e zakontë për shkak se ka zgjatur më shumë se gripi i zakonshëm. Simptomat i kanë mbajtur pacientët për gati dy javë, ku ka dominuar temperatura e lartë, dhimbjet e kockave dhe kolla e fortë. Frekuenca më e lartë e infeksioneve respiratore të krijuara nga gripi ka qenë te fëmijët deri në 4 vjeç.

Gripi ka qenë më agresiv tek moshat e vjetra, duke shkaktuar edhe mortalitet më të lartë se vitin e kaluar, teksa te fëmijët ka rritur nevojën për më shumë shtrime në spital.

Bashkë me gripin ka qarkulluar edhe Covid-19. Në muajin dhjetor të vitit 2023, Instituti i Shëndetit Publik referoi se zyrtarisht 257 raste ishin të konfirmuara me Covid-19, në muajin nëntor 293 raste, ndërsa në shtator kanë qenë më shumë raste. Duke qenë se janë tamponuar vetëm rastet me simptoma, virusi qarkulloi në shkallë më të gjerë. Të dhënat zyrtare konfirmojnë se gjatë periudhës tetor-dhjetor 2023 kanë humbur jetën 9 persona nga Covid-19.

Të dhënat tregojnë se Covid-19 ka qarkulluar më së shumti me simptoma në moshat të vjetra. Sipas ISHP-së, në muajin tetor, grupmosha më e prekur ishte 65-74 vjeç me incidencë 127.5 raste për 100,000 banorë e ndjekur nga grupmosha 75+ vjeç me incidencë 108.34 raste për 100,000 banorë.

Të dhëna nga laboratorët tregojnë se Covid-19 qarkulloi intensivisht edhe në vitin 2024. Drejtues të laboratorëve mjekësorë pohojnë se janë shtuar rastet e të prekurve të konfirmuar me Covid-19 pas kryerjes së tamponit./B.Hoxha

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit