0.4 C
Pogradec
-0.8 C
Korçë
-1.5 C
Bilisht
-1.4 C
Ersekë
-1.3 C
Maliq
-0.1 C
Liqenas
Sunday, February 9, 2025

UNESCO “vjen” në Pogradec. Propaganda e Bashkisë bie teksa liqeni rrezikon “listën e zezë”

- Advertisement -

Misioni i Monitorimit të UNESCO-s është vendosur sot për inspektim në Pogradec. Prej muajsh pritej që ky mision të shihte nga afër situatën e Liqenit të Ohrit, e cila jo pak është rënduar sipasojë e vendimarrjeve të gabuara nga ana e administratës së Ilir Xhakollit. Investimet në Drilon, derdhja e ujrave të zeza në Lin, tentativa për të organizuar F1 H2O në liqen, vendosja e platformave brënda në liqen në Tushemisht dhe betonizimi i qytetit me kulla, pritet të jenë në krye të raportit i cili duket se do ta fusë në listën e zezë këtë pasuri botërore.

Ndërkaq sipas burimeve brënda Bashkisë Pogradec, administrat e saj nuk është aspak e shqetësuar që liqeni i Ohrit të futet në Listën e pasurive botërore të rrezikuara nga UNESCO, madje të njëjtat burime konfirmojnë se me vetëdije të plotë Bashkia e Pogradecit po shpërfill rekomandimet e UNESCO-s dhe po përgatitet për listën e zezë.  

Duket se puna shumë vjeçare për futjen e anës Shqiptare të liqeni në UNESCO, duket se po hidhet dëm nga maskarada më e madhe në histori, për shkatërrimin e Pogradecit dhe kthimin e qytetit në një “pashallëk”. Shkaktar për këtë situatë është administrata e bashkisë me në krye Ilir Xhakollin, i cili po mbështetet nga një propagandë e dirigjuar nga gazetarë dhe media të shituara, të cilat paguhen me taksat e Pogradecarëve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit