5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Shkollat e para Shqipe të Pogradecit, “kthehen” në një ekspozitë. Shfaqen materiale autentike…

- Advertisement -


Në ambientet e Muzeut Historik të Pogradecit, është hapur ekspozita e sjellur nga studiuesi korçar dhe koleksionisti Niko Kotherja. Ekspozita kjo, me materiale historike, është titulluar “Shkollat Shqipe të Pogradecit 1887 – 1920”, ku janë ekspozuar objekte me vlerë historike në kuadër të 137-vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe në Pogradec. Disa prej materialeve të ekspozitës shfaqen për herë të parë për publikun.

“Për herë të parë në Pogradec organizohet diçka në lidhje me shkollat shqipe, për sa i përket dokumentacioneve origjinale të kohës së tyre,” tha studiuesi Niko Kotherja. Ai shton se ekspozita e hapur përket periudhës kohore 1887 – 1920, për të treguar rrugën e mundimshme që ka bërë shkolla shqipe në këtë zonë. Ndërkaq, pjesë e ekspozitës janë abetaret autentike dhe shkronjat e përdorura në këto shkolla.

Kotherja shton se materialet janë në fondin e tij personal si koleksionist, ndërsa materialet që ekspozohen për herë të parë jashtë muzeut në Pogradec përfshijnë Letrën Autografe të mësuesit Koço Sotiri, i cili është dokumenti i vetëm që mban shkrimin kaligrafik të këtij mësuesi, si dhe fotografia origjinale e tij që ekspozohet për herë të parë, dorëshkrimi i drejtorit të Arsimit të Pogradecit në vitin 1919, Mihal Ballkameni, dhe një sërë materiale të tjera.

Mes materialeve të shumta shfaqen edhe abetaret e para shqiptare, mes tyre Abetarja e Sami Frashërit të vitit 1886 dhe Abetarja e Johan Terovës të vitit 1887 e botuar nga shqiptarët e Bukureshtit. Ndërkaq, ekspozita bën homazh edhe për Lasgush Poradecin, i cili ka bërë një punë të madhe në dokumentimin e shkollës së parë shqipe në Pogradec.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit