Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një konflikt të ndodhur në Pogradec midis dy vëllezërve, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin S. Sh., 23 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 24-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.