6.8 C
Pogradec
6.8 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
5.2 C
Ersekë
5.8 C
Maliq
7.2 C
Liqenas
Thursday, February 12, 2026

Plagosja në Pogradec/ Vëllai e goditi vëllain në gjendje të dehur me thikë…

- Advertisement -

Detajet e plagosjes në Pogradec: Sipas informacioneve, një vëlla ka plagosur vëllanë për motive të paqarta në një konflikt të shkaktuar pasi autori njihet si përdorues i pijeve alkoolike dhe në momentin e plagosjes ishte në gjendje të dehur. I plagosuri, i cili mori mjekimin në spitalin e Pogradecit dhe është jashtë rrezikut për jetën, ai ka marrë një plagë të lehtë në krahun e majtë dhe do të largohet pas mjekimit drejt banesës së tij, ndërsa autori, Sami Shuli, ndodhet në ambjentet e komisariatit të Pogradecit për procedura të tjera. Babai i djemve konfirmon jashtë kamerave që djemt u konfliktuan nën efektin e alkoolit, ndërsa i plagosuri pas mjekimit ka lënë spitalin. Ndërkohë, vetë autori vazhdon të ndodhet në komisariatin e Pogradecit për veprime të mëtejshme.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit