9.4 C
Pogradec
9.7 C
Korçë
9.1 C
Bilisht
8.5 C
Ersekë
8.8 C
Maliq
9.8 C
Liqenas
Tuesday, March 25, 2025

Korçë/ Natasha Lako promovon librin në Korçë. Jonela Spaho i akordon Certifikatë e Mirënjohje poetes së njohur…

- Advertisement -

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë organizoi një takim letrar me poeten Natasha Lako, ku u paraqit librit i saj më i ri “Njeriu si një tjetër”.

Dekania, prof. as. dr. Jonela Spaho hapi takimin, ku ishin të ftuar studentë e pedagogë, shkrimtarë e poetë, si dhe dashamirës të artit e kulturës në qytetin e Korçës. Ajo falënderoi poeten dhe bashkëshortin e saj, aktorin e njohur Mevlan Shanaj për pjesëmarrjen e tyre në këtë takim, i cili përkon edhe me Ditën e Autorëve Evropianë.

Dekania foli për Natasha Lakon si shkrimtare e publiciste, si një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqipe që njëkohësisht i ka dhënë shumë edhe kinematografisë shqiptare, si një veprimtare e çështjeve sociale madje e përfshirë edhe në politikë.

Më pas, i dorëzoi poetes Certifikatën e Mirënjohjes me këtë motivacion: “Përfaqësueses së shquar të letërsisë shqipe bashkëkohore, personalitetit krijues dhe artistic me një kontribut të çmuar në njohjen e poezisë shqipe brenda dhe jashtë vendit, si një autore që ka hapur dyert e letërsisë për lexuesit dhe kritikët letrarë”.

Për pedagogun, prof. as. dr. Eris Rusi poetja Natasha Lako ia del që të përcjellë atë ç`ka është e rëndësishme për studiuesit e letërsisë, për lexuesit e socializuar dhe për ata të thjeshtë që përmes artit të leximit kërkojn që të ndriçohen. Edhe pedagogu, dr. Ilir Shyta u ndal në botimin “Njëriu si një tjetër” një libër që ilustron udhëtimet e njeriut në botën e madhe të letërsisë dhe artit, nën timbrin e veçantë krijues dhe interpretues të letërsisë nga poetja Natasha Lako.

Një dhuratë e veçantë për shkrimtaren Natasha Lako nga liriku i njohur korçar, Skënder Rusi ishte libri i tij më i fundit, ndërsa tingujt e serenatave me vargje të dy poetëve shoqëruan takimin.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit