2.9 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2.5 C
Bilisht
1.1 C
Ersekë
0.9 C
Maliq
3.8 C
Liqenas
Saturday, December 14, 2024

Pogradec/ Llazi Kërxhalli feston 72 vjetorin, pasioni që nuk shuhet me kyçjen e palestrës

- Advertisement -

EDHE 100 PROFESOR LLAZI KËRXHALLI
PASIONI QË NUK MBARON EDHE ME KYÇJEN E PALESTRËS

Brezat e rinj pak e dinë por, në Pogradec reklamohej sport edhe nën breshërinë e armëve dhe luftën e 97-ës. Gara me biçikleta, ato me varka në liqen, gara të notit apo edhe deri tek volejbolli dhe beachvolley i parë në Shqipëri, që është luajtur në Pogradec. Dhe kjo falë pasionit të Llazi Kërxhallit, profesorit, siç e thërrasin në qytet, që sot mbush edhe 72 vjeç.
Sot, është e lehtë të bësh sport, sidomos kur paratë nuk mungojnë nga Bashkia apo edhe Komiteti Olimpik. Por ndryshe ishte më parë, pasioni për sportin ishte i pari. Ky pasion e shtyn të bëjë aktivitet me ekipin e vajzave (talentet e reja që më vonë furnizojnë ekipin e parë të violejbollit) edhe në qiell të hapur, prej disa javësh i kanë mbyllur derën e palestrës ku për 30 vite stërvit fëmijët pogradecarë.
Për profesor Llazin, dhe kontributin e tij është pak të shkruash, të flasësh apo edhe një karton nderimi burokratik. Pasioni lidhet edhe me pjerardhjen e tij, pinjoll i familjes Kërxhalli, që nga Thanas Kërxhalli me një kontribut në jetën sportive të qytetit që daton shumë larg nga sot, më shumë se 100 vite më parë.
U lind ne 24 mars 1952 ne qytetin e Pogradecit. Llazin e shohim nga fëmijëria si gjimnast, basketbollist, notar, vaterpolist, volejbollist, më pas.. themelues, kryetar i Komisionit beachvolley , prane Federatës Shqiptare të volejbollit. Organizator i Kampionateve per te gjitha grupmoshat, ne te gjithe Shqiperine dhe kampionate Ballkanike ne beachvolley, sidomos ne qytetin e Pogradecit, nga viti 1995 deri ne vitin 2021.
Ne beachvolley shpallet kampion Kombetar per dy vite resht, ( 1995 – 1996.) me te rriturat dhe ne vazhdimesi edhe me moshat vende te para, deri ne vitin 2004
Me U -22 shpallet N/KampionBallkani.
Perorganizimet e aktiviteteve eshte vleresuar nga Komiteti Olimpik dhe FSHV, mbasi kane pasur shume larmi dhendjekes nga e gjithe Shqiperia…
Eshtelicensuar si trajner volejbolli ne kategorine e pare ne 27/01/1996.
Ka krijuar Shoqaten Kombetare beachvolley, me 06/12/2004
Pogradecit i ka sjelle trofe me shume se askush duke nxjere vajzat e talentuara, qe edhe sot luajne ne eliten e volejbollit Shqiptar. Trajnere te reja fiskulture me dhjetra e dhjetra qe punojne kudo ne Shqiperi dhe ne vendete tjera te botes…
E ka future ekipin e te rriturave pogradecare 2 here ne Superlige (Ja kane mare dhe ekipi ka rene nga Kategoria) Sot vajzat e tij poluajne ne superlige, jo nen drejtimin e tij).
Trofete e fituara:
Me te rejat eshte shpallur kampion Kombetar 5 here dhenje here N/Kampion.
Krijoi te pare ne shoqate polisportive ne Shqiperi, ne 25 korrik 1996, me emrin RINGJALLJA duke mbyllur nje vakum, per sportin ne teresi. Kalujtur ne Superlige… Me shoqaten ne shume aktivite Kombetare. Ne Pogradec, ka zhvilluar aktivitete masive, ne bashkepunim me Komitetin Olimpik Shqiptar, Bashkine e Pogradecit, Bashkine e Tiranes, Maqedonine e Veriut si: Gara me varka, me bicikleta, gara noti, futboll, basketboll, pingpong, shah, volejboll, beachvolley, karate, krose massive , gara me patina, gara me kajake etj… Duke i dhene gjalleri jo vetem qytetit te tij. Ka nderuar shume figura te Sportit Pogradecar me aktivite te dhe kupa..
Per merita bashkia e ka nderuar me titullin. KRENARIA QYTETIT ne 23/03/2022.

Burimi: Gazeta Pogradeci

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit