5.4 C
Pogradec
4.6 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
4 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
5.4 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Korçë/ Van Gogh si asnjëherë më parë, çelet ekspozita e veçantë në Korçë…

- Advertisement -

Veprat e Van Gogh si asnjëherë më parë janë shfaqur në një ekspozitë të gjallë virtuale në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë për herë të parë në Shqipëri. Bëhet fjalë për autoportretet, veprat “Lulet e Diellit” dhe skenat piktoreske të fshatit të pikturuara nga Van Gogh.

Kuratori i ekspozitës, Arbër Malilaj, tha se kemi të bëjmë me një ekspozitë të hapur për herë të parë në Romë, Milano, Bukuresht dhe Milan, duke pasur më shumë se 17 milion persona që e kanë pasur mundësinë ta shohin, duke bërë këtë ekspozitë shumë të ndjekur.

Ndërsa një ndër qytetarët e shumtë që ndoqën ditën e djeshme afër ekspozitës ishte edhe Elda Zavalani, e cila ka pasur fatin ta shohë për herë të dytë këtë ekspozitë, por me dallimin që herën e parë e ka ndjekur në Amsterdam, ajo ndan edhe impresionet e marra.

Ekspozita “Van Gogh – The Immersive Experience” dhe premiera e filmit “Loving Vincent” u ndoqën nga qytetarë të shumtë dhe vizitorë, ndërkohë që interesimi ka qenë i lartë për shkak se Galeria e Arteve Digjitale në Korçë është e vetmja e këtij lloji në Shqipëri dhe në rajon.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit