Dikur mbarshtonin kafshë të imta dhe gjedhë, duke shitur qumësht dhe nën produkte të tij.
Por sot, banorët e fshatrave Miras dhe Menkulas, janë kthyer në blerës të produkteve që dikur i prodhonin vetë. Shkak i kësaj situate është bërë shitja e bagëtive të imta dhe gjedhëve.
Banorët e fshatrave të Devollit gjithmonë e më tepër po e braktisin blegtorinë, madje shumë prej tyre tani po kthehen në blerës të produkteve që dikur i prodhonin dhe i tregëtonin vetë.
Në fshatin Miras banorët tregojnë se dikur nr i krerëve të bagëtive gjeth arrinte në 300 – 400 krerë e sot janë rreth 70 të tilla. Për vite me radhë blegtorët janë përballur me çmimin e ulët së shitjes së qumështit, mungesë të mbështetjes nga qeveria dhe zhgënjimi i ka detyruar të braktisin jo vetëm blegtorinë por edhe vendin.
Në fshatin Menkulas ngjitur me fshatin Miras thuajse në çdo shtëpi mbaheshin bagëti, por aktialisht banorët po detyrohen që ta blejnë qumështin dhe nënproduktet e tij.
Fermerët gjithashtu nuk i shpëtojnë problematikave dhe veshtirësive të cilat po i detyrojnë të braktisin vendin.
Burimi: SYRI.net