0.6 C
Pogradec
-0.9 C
Korçë
-1.3 C
Bilisht
-3.1 C
Ersekë
-1.6 C
Maliq
0.1 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

20 fshatra dhe 1 Kovaç. Njihuni me Myftar Matrakun, kovaçin e vetëm në zonën e Moglicës

- Advertisement -

20 fshatra dhe 1 Kovaç.Njihuni me Myftar Matrakun kovaçin e vetëm në zonën e Moglicës

Myftar Matraku sot 71 vjeç mban ende gjallë në fshatin Popçisht kovaçanën e fundit që prodhon vegla pune për bujqësinë.
Matraku gjithë jetën e tij që në moshën 18 vjeçare e ka lidhur me zanatin e kovaçit dhe ka përgatitur mijëra vegla pune për 20 fshatra të zonës së Moglicë/Gorë.
Nuk e ka të trashëguar,zanatin e mori kur ishte ushtar dhe që prej atij momenti nuk i është ndarë kësaj pune fisnike që i ka kalitur durimin dhe i ka falur shumë klientë të cilët i ka këthyer edhe miq shumë të mirë të rrugëtimit të tij të gjatë prej 40 vitesh.

Megjithëse teknologjia prodhon shumë vegla pune që një kovaç di ti bëjë më së miri 71 vjeçari thotë se ka ende vegla hekuri që kërkohen nga bujqit jo vetëm për ti riparuar por edhe për ti krijuar pavarsisht se me keqardhje pranon se materialet për punimin e veglave janë në zhdukje.

E ndërsa vitet kalojnë të rinjtë madje dhe fëmijët e tij nuk e preferojnë më këtë zanat duke bërë që Matraku dhe kovaçana e tij të jenë të fundit në këtë zonë.
Me keqardhje ai pohon zhdukjen e këtij zanati edhe në qytete të mëdha siç është Korça.

Punishten modeste Matraku e ka ndërtuar afër banesës së tij me qëllim që tju përgjigjet klientëve në cdo kohë dhe orë.
Edhe pse ka vite që ka dalë në pension 71 vjeçari thotë se do punojë derisa ti shterojnë fuqitë dhe më pas veglat e tij do ti ruajë me fanatizëm si e vetmja gjë që i ka siguaruar të ardhura për të mbajtur familjen.

Balkan Web

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit