Karta e konsumuar Rama-PS
Nga Gentian Çala
Thuajse një vit para zgjedhjeve parlamentare, Partia Socialiste dhe Kryeministri Rama kanë filluar nga puna në terren për tu dhënë ofertën e tyre politike për herë të katërt shqiptarëve. Ofertat politike të hedhura në tavolinë janë po ato të vjetrat: “na jepni pushtet që të vijojmë reformat” dhe “nuk ka më të mirë se ne”. Të dyja duken të harxhuar plotësisht. Kjo fushata e sforcuar e anëtarësimeve në PS më tingëllon si sinjali më i qartë i një oferte politike të konsumuar. Sloganet, show dhe paratë nuk arrijné të bëjnë derman në këtë pikë. Rama vazhdon të jetë i fiksuar pas rrjeteve sociale dhe ofertës virtuale, sepse i duhet një variant i tjetërsuar i realitetit (virtual) mbi të cilin projekton ëndrrat për mandatin e katërt.
Shqiptarët, me hir apo me pahir, i dhanë 12 vite pushtet pa kufi PS-së dhe Ramës. Ata e konsumuan mundësinë në një mënyrë të tillë sa largimi i tyre duket jo thjesh një votim politik, por një deryrë patriotike dhe një detyrë ndaj familjes. Ata e çuan vendin deri aty sa ikja prej tij ka arritur nivele të frikshme. “Shqipëria që duam” u lexua si “Ik nga sytë këmbët”; “Bashkëqeverisja” si “Bashkëvjedhja”; “Vetëm përpara” u lexua si “Vetëm para”; “Shqipëria e ardhmja jonë” u lexua si “Shqipëria e shkuara jonë”: “Shqipëria e gjeneratës së re” u lexua si “Shqipëria e pashpresë”.
Ka ardhur koha për të parë ofertën politike të opozitës aktuale, për ta flakur kartën Rama-PS, ose më saktë për ta kaluar në opozitë, atje ku mund të ndryshohet dhe të reformohet. Shikojeni me kujdes, çmojeni dhe mos u joshni nga bishtat e pushtetit, sepse fatura që do të paguani do të jetë gjithmonë më e lartë se ajo që mund tu ofrojnë në këmbim të votës. Momenti juaj është dita e zgjedhjeve! Mos e shpërdoroni!