Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. B., 49 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, banues në fshatin Slabinjë, Pogradec, pasi në fshat, 49-vjeçari dyshohet se me vetëgjyqësi ka pushtuar një pronë shtetërore me pretendimin se është prona e tij, ndërsa 34-vjeçari ka dëmtuar disa pemë frutore në këtë tokë.