Ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi, është arrestuar këtë të enjte me urdhër të SPAK.
Burime bëjnë me dije se ai akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash etj. Berberit disa ditë më parë iu kontrollua dhe banesa.
Dyshohet se ka edhe persona të tjerë të arrestuar, ndërsa SPAK pritet të dalë me një njoftim zyrtar.
Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ndërsa ende nuk ka një vendim për drejtorin e ri.


