5.4 C
Pogradec
4.6 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
4 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
5.4 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Korçë/ Ambasadori Gjerman: Do shohim nëse vërtet do kthehet në normalitet Kuvendi…

- Advertisement -


Ambasadori gjerman Karl Bergner deklaroi nga Korça:

1- Duket se në Kuvendin e Shqipërisë po kthehet qetësia pas protestës së opozitës. A kanë meritë ndërkombëtarët për kthimin në normalitet të kuvendit?

Nuk besoj se është nevoja të theksojmë se është një kënaqësi e madhe që shohim këto zhvillime të kohëve të fundit lidhur me parlamentin shqiptar. Megjithatë, do të shikojmë nëse parlamenti do të rikthehet vërtet në aktivitetin e vet normal duke folur për përmbajtje pa qënë nevoja të bojkotohen seancat. Gjatë këtyre muajve të fundit, kemi theksuar se zhvillimet në parlament kanë qenë disi shqetësuese, dhe një parlament funksional është thelbësor për një sistem demokratik dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Është kënaqësi të konstatojmë bisedimet midis partive politike në Shqipëri, dhe shpresojmë që do sjellin zhvillime pozitive. Ne shpresojmë që ky bashkimi i forcave politike të sjellë dakordësi në tema të tjera të rëndësishme, si reforma zgjedhore dhe tema të tjera të rëndësishme për qytetarët shqiptarë.

2- Sipas jush, duke qënë se keni ndjekur situatën e kodit zgjedhor, a mund të ketë zgjedhje pa ndryshimet e rekomanduara në kod nga kushtetuesja? A ndikon kjo në rrugën e integrimit europian?

Ky është një pyetje mjaft teorike sepse ne shpresojmë të kemi një reformë të sistemit zgjedhor. Unë nuk mund të jap konkluzione për një reformë që nuk është përfunduar ende. Egziston një komision parlamentar për reformën zgjedhore, i cili ka afatin e vet deri më 21 mars, për të paraqitur rezultatet e punës së tij para parlamentit. Kur të merret një vendim në lidhje me këto rezultate, atëherë mund të japim vlerësime.

3- A është momenti për të ndërhyrë në kushtetutë?

Deri më tani, nuk kemi parë rekomandime konkrete për ndërhyrje në kushtetutë. Megjithatë, vëmendja ndaj këtij procesi është e qartë dhe kemi interes që procesi i reformës zgjedhore të jetë sa më i gjerë duke përfshirë sa më shumë rekomandime të OSBE. Është një proces që do ta ndjekim në vazhdimësi. Qëllimi i vizitës sime ishte për të parë qytetin e Korçës dhe rajonin e Korçës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit