5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Bashkia Pogradec “blen” media dhe gazetarë. Kurimi i imazhit prioritet për abuzimet, ja detajet…

- Advertisement -

Duket se Bashkia e Pogradecit i ka kushtuar një kujdes të veçantë mediave, ku edhe në Buxhetin e miratuar për vitin 2024, janë parashikuar afro 8 milion lekë për reklama, kronika dhe emisione. Kjo justifikon dhe vetë faktin që të pakta janë mediat të cilat kanë transmetuar shqetësimet dhe protestat e qytetarëve në Pogradec, madje edhe disa prej tyre kanë transmetuar këto shqetësime me regji dhe tekst të dalë nga zyra e shtypit të Bashkisë. Për të mos shkuar më tej që kjo Bashki është e vetmja në Qarkun e Korçës, e cila i kushton një vëmendje të veçantë imazhit dhe dukjes tek publiku, ku në organikat e saj ka të punësuar punonjës të mediave apo familjarë të tyre.

Në momentin që kjo bashki parashikon zyrtarisht buxhet të veçantë dhe paga për të kuruar imazhin, përballemi me fakte të abuzimeve publike në masë dhe shpërdorimit të të ardhurave të qytetarëve. Sipas burimeve një grup qytetarësh janë në përpilimin e plotë të një padie e cila pritet të ndepozitohet së shpejti në SPAK, për të gjitha këto abuzime.

Në këto kushte Pogradecipress.al distancohet nga të gjitha këto metoda të censurimit të fjalës së lirë, gjithashtu redaksia nuk do të ripublikojë asnjë material të pushtetit vendor në Pogradec, pasi për këtë gjë kujdesen mediat pranë saj. Pogradecipress.al do të publikojë çdo material me interes publik, i cili qëndron larg propagandës dhe materialeve e informacioneve të kuruara.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit