Pas një takimi me shoqërinë civile, deputetja Ina Zhupa ka folur për mediat në lidhje me kundërshtimin e zonave të mbrojtura.
Cilat janë problemet që hasen në Pogradec nga ndryshimi i ligjit të zonave të mbrojtura?
“Zgjodha Pogradecin për turin tim të nisur për të kundërshtuar ligjin e zonave të mbrojtura sepse ka një dëm të drejtë për drejtën që ndodh në zonat e Pogradecit. Siç e dini, lidhet me Liqenin e Ohrit dhe Parkun Kombëtar të Drilonit. Të dyja sot u sqaruam qartësisht nga ekspertët, këto zona preken nga ligji i zonave të mbrojtura, preken nga betonizimi, dhe preken nga procesi i ndërtimit në këto zona. Aktualisht, UNESCO ka reaguar për parkun e Drilonit duke kërkuar të ndalohen menjëherë punimet që po kryhen nga AADF-ja duke ndërtuar aty parkime nëntoksore ose hotele. Kjo ka hasur një vesh të shurdhër të qeverisë shqiptare. Me hapjen e derës së këtij ligji, do të kemi mundësinë të ndërtojmë në çdo cep të Pogradecit, pranë Liqenit të Ohrit dhe në Drilon.
Ku do të vazhdojë lëvizja juaj?
“Ne do të shkojmë në disa nga qarqet kryesore të Shqipërisë, duke filluar nga qarku i Shkodrës dhe qarku i Fierit. Bashkë me ekspertët dhe profesorët, sepse është e rëndësishme që kur bëhet fjalë për këtë ligj, nuk ka të bëjë me ndarje partiake.”
Ju po flisni për kundërshtimin e ligjit, por nuk jeni në kuvend për ta kundërshtuar?
“Është e drejtë, ne nuk kemi qenë pjesë e diskutimeve në grupet parlamentare për shkak të protestave që po bëhen në kuvend, por kjo protestë shkon në linjë të drejtë me qëllimet e këtij ligji. Se në fund të ditës ne po kërkojmë zbatimin e Kushtetutës dhe nëse nuk zbatohet Kushtetuta për të drejtat si pjesëmarrja në komisione hetimore apo komisionet zgjedhore, ne nuk kemi pritshmëri që ata t’i respektojnë Kushtetutën kur bëhet fjalë për zonat e mbrojtura.”
A do të kthehet në normalitet kuvendi me negociatat e fundit?
“Unë besoj se në fillim kemi thënë se duam normalitet në kuvend, që kur kemi nisur protestat kemi thënë se jemi të gatshëm të kthehemi në normalitet sapo Lindita Nikolla të kthehet në drejtimin e të drejtave të opozitës, komisionit të reformat zgjedhore dhe komisioneve hetimore. Për mua, nëse ata i kthehen normalitetit, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë betejën në kuvend me interpelanca dhe seanca dëgjimore, nëpërmjet të gjitha formave që na ofron rregullorja e kuvendit dhe Kushtetuta.”


