4.3 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
2 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Pogradec/Pedonalia “Europa”! Nuk ndal marrëzia e Bashkisë, tenton legjitimimin e zaptimit të hapsirave dhe tenderat që i del boja shpejt…

- Advertisement -

Projekti i fundit i Bashkisë Pogradec, është “rilindja” e pedonales “Europa” në Pogradec. Një projekt ky që sipas arkitektëve të bashkisë do sjelli motive kombëtare. Por realisht kemi të bëjmë me një projekt tjetër që shpërdoron fondet publike dhe nga ana tjetër zyrtarizon uzurpimin e hapsirave nga ana e disa bizneseve përgjatë kësaj pedonale. Duket se dëndja me projekte luksi në qëndrën e qytetit, që nuk japin aspak impakt për banorët e Pogradecit, tashmë është një praktikë sidomos për të favorizuar kompani të veçanta. Ende nuk dihet kush do ta zbatojë këtë projekt të kripur të rradhës, i cili nuk heq asnjë hall të qytetarëve. Ajo që dihet është se të gjithë projekteve të fundit, po i del boja së bashku me suvatimin, ndër ta mund të përmendim “Odeonin” e famshëm, i cili në më pak se 3 vjet nisi të degradohet nga punimet e dobta.

Lufta për të mbrojtur hapsirën publike është zhvilluar dhe në Këshillin Bashkiak, ku mbledhja e shkuar dështoi për shkak të tërheqjes së këshilltarëve opozitarë në momentin e votimit, duke e lënë kështu të pamiratuar vendimin për hapsirat publik. Në krye të sulmit nga ana e këshilltarëve të majtë, e cila lobon fuqishëm për të votuar paligjshmëritë e bashkisë, madje edhe në mbledhjen e fundit është një prej zonjave këshilltare, e cila edhe sipas burimeve zyrtare tashmë të konfirmuara është në konflikt të plotë interesi pasi është edhe punonjëse në një prej institucioneve në varësi të Bashkisë Pogradec, për të në vijim do të kërkojmë informacion zytrar pranë KQZ-së, mbi mbajtjen e mandatit dhe përdorimin e tij direkt nga maxhoranca Pogradecare.  

Në foto, ekskluzivisht Pogradecipress.al tregon paraqitjen 3D të projektit, ku duken disa kjoska të vendosura.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit