Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ekzekutuan vendimin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Xh. Sh., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 10.12.2023, në lagjen nr. 3, Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet disa shtetasve, u plagos në këmbë, me armë zjarri, një 33-vjeçar, dhe u dëmtua me sende të forta, një shtetas tjetër.