Klubi Shumësportësh “Skënderbeu” Korçë falenderon ekipin e volejbollit femra për paraqitjen fantastike në finalet e Ligës “Gjergj Kastrioti”, që u zhvilluan në Korçë nga data 01-03 mars 2024, gjë e cila u kurorëzua me fitimin e trofeut të kësaj lige për të 3-tën herë rradhazi nga ekipi ynë.
Klubi Shumësportësh “Skënderbeu” Korçë falenderon publikun e kulturuar të qytetit të Korçës, për atmosferën fantastike të krijuar në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në mbështetjen e pakursyer të ekipit tonë, por edhe të ekipeve të tjera pjesëmarrëse në këtë Ligë, duke bërë që kjo atmosferë do të mbahet mënd gjatë nga të gjithë ekipet pjesëmarrëse, por edhe F.Sh.V-ja dhe F.V.K-ja.
Klubi Shumësportësh “Skënderbeu” falenderon Federatën Shqiptare të Volejbollit, dhe veçanërisht Presidentin e saj z. Erlind PËLLUMBI për besimin e treguar, duke organizuar finalet e kësaj Lige për herë të parë jashtë Tiranës, por edhe Bashkinë Korçë dhe Kryetarin e saj z. Sotiraq FILO, për mbështetjen financiare të këtij aktiviteti.
Klubi Shumësportësh “Skënderbeu” Korçë falenderon gjithashtu edhe gjithë stafin e saj, për përkushtimin e treguar dhe punën e palodhur dhe pa orar, pa të cilën organizimi i kësaj Lige në këtë lloj cilësie nuk do të ishte bërë e mundur. Kjo u duk qartë edhe nga falenderimet u shumta që Klubi ynë mori nga Presidenti i F.Sh.V-së z. Erlind PËLLUMBI dhe Presidenti i F.V.K-së z. Bahri GJINOVCI, por edhe qytetarët korçarë kudo që ata ndodhen.
Mirupafshim në organizime të tjera të këtij niveli.