-5.7 C
Pogradec
-5.1 C
Korçë
-4.9 C
Bilisht
-5.3 C
Ersekë
-6.2 C
Maliq
-4.4 C
Liqenas
Monday, January 12, 2026

Histori/ Foto, Liqeni i Pogradecit në fokusin e fotografit Kristaq Sotir.

- Advertisement -

Peizazhi nëpërmjet fotografisë së Kristaq Sotir

Foto, Liqeni i Pogradecit në fokusin e fotografit Kristaq Sotir.

Kristaq Sotir ishte një ndër fotografët më të njohur në Shqipërinë e gjysmës së parë të shek XX. Ai është cilësuar nga kritikë vendas dhe të huaj si mjeshtër i portretit dhe i artit të të vëzhguarit.

Krijimtaria e tij merr vlera të vecanta për anën sociale, ekonomike, kulturore, fetare të kohës të përfaqësuara nga një seri tematikash të larmishme ku një ndër to është edhe peizazhi.

Specialistët e fotografisë e kanë cilësuar Sotirin “poet të natyrës” pasi ai ishte kërkues dhe interpretues i pasionit për natyrën. Në shkrepjen e peizazheve ai ishte romantik, trajtonte bukuritë e botës natyrore, ndërveprimin e natyrës në një shkallë më të drejtpërdrejtë me qënien njerëzore, të cilat vërehen dhe tek fotot e liqenit.

Padyshim që fotografia Sotirit mbetet një pasuri kombëtare në këtë fushë, vlerë dokumentuese dhe artistike. Nga Sotiri sot trashëgohen rreth 15.000 negative dhe rreth 1.700 fotografi që përbëjnë bazën e gjithë punës së mjeshtrit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit