Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 28 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi dje, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në vendparkim e një lokali, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet të parkuar dhe është larguar nga aty. Më pas, 28-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një mur në anë të rrugës. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë vetë drejtuesi i automjetit, i cili pas ndalimit nga punonjësit e Policisë, nuk i është bindur urdhrit të tyre, për kryerjen e veprimeve policore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.