Samuel Nikaj thotë se objektiva e ndeshjes me Orikumin, është që Pogradecarët të rrëmbejë tre pikë ditën e nesërme, duke i shtuar kështu presionin Gjirokastrës e cila mban vendin e parë në grup, vetëm me një pikë më tepër.
Trajneri i liqenorëve thotë se ekipi ka një gjëndje të mirë shëndetësore, përveç një problemi të vogël me sulmuesin Peqini, i cili duket se nuk do ta nisi ndeshjen si titullar. Ndërkaq skuadra momentalisht sipas Samuel Nikajt është e motivuar siç duhet dhe nuk mbetet gjë tjetër veçse të fitojnë ndeshjen e nesërme.
Samuel Nikaj i bën thirrje edhe tifozerisë të jetë e shumtë në stadium, gjithashtu ai shtoi se atmosfera duhet të jetë prezente dhe të mos përsëritet situata si në ndeshjen me Peqinin, ku për shkak të organizimit të tifozerisë u duk sikur ndeshja u luajt në Peqin e jo në Pogradec.
“Normalisht në çdo ndeshje ne kemi nevojë për tre pikë sepse ndiekim vendin e parë, gjihsesi jam munduar gjatë këtyre kohëve t’i ul presionin skuadrës, që të mundohemi të luajmë futboll që rezultati të vijë vetvetiu, të heqim pak sikletet dhe presionin që kemi që na duhen tre pikë. Sepse duke prodhuar futboll, fitorja vjen natyrshëm.” shton Nika./Pogradecipress.al