7.3 C
Pogradec
9.5 C
Korçë
9.3 C
Bilisht
7.5 C
Ersekë
8.4 C
Maliq
9.7 C
Liqenas
Monday, March 17, 2025

E Fundit/ Policia arreston Deis Meko dhe Kristo Lotis si autor të plagosjes në Pogradec. Zbardhen detaje nga ngjarja…

- Advertisement -

Pogradec/Kapet autori i plagosjes me armë, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Pogradec, u vunë në pranga shtetasit Deis Meko dhe Kristo Lotis.

Në pranga, të dy personat e përfshirë në konfliktin me armë.

Sekuestrohen dy armët e zjarrit, të përdorura nga autorët e krimit.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e sotme pranë kryqëzimit të Tushemishtit, si dhe falë negociatave të bëra nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec me familjarët e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, u bë e mundur kapja dhe vënia para përgjegjësisë ligjore e tyre. Konkretisht u vunë në pranga shtetasit:

D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, gjatë një konflikti të çastit, me shtetasin A. J., 27 vjeç, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili për pasojë mbeti i plagosur dhe ndodhet për mjekim në spital.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dy armët e zjarrit që dyshohet se u përdorën në konflikt, nga autorët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit