4.4 C
Pogradec
5.9 C
Korçë
6.9 C
Bilisht
3.8 C
Ersekë
4.3 C
Maliq
6.8 C
Liqenas
Monday, March 17, 2025

Korçë/ Zbardhet plotësisht shkaku i vrasjes, flasin fqinjë! Paratë dhe apartamenti…

- Advertisement -

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Korçë, ku humbën jetën Emiljano Pina dhe Ilo Lluka, flasin banorët e lagjes:

  1. Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte një djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e kishte në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh dhe kujdeseshin për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë.
  2. Dëgjova krisma mbrëmë. I thashë gruas të mos jenë fishekzjarre dhe nuk dola në momentin e krisës. Kur dola mbylla derën dhe pashë se çfarë kishte ndodhur. Nuk njihja askënd prej tyre.

Jashtë kamerave, fqinjët e Emiljano Pines kanë treguar se familia jetonte me qira. Ndërkohë që babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos për 4 vjet. Nëna e Emiljanos kujdesej për shkak të pamundësive fizike dhe moshës së tij. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata vazhdonin bashkëjetesën.

Sipas burimeve konfidenciale nga policia dyshohet se babai i autorit do t’i jepte pronën dhe një sasi lekësh bashkëjetueses së tij, dhe jo djalin e tij, Ilo Llukës. Ilo Lluka ishte emigrant, jetonte në Greqi, dhe pasi mori vesh vendimin e atit për shtëpinë, u kthye nga shteti grek dhe mbrëmjen e djeshme vrau Emiljanon dhe më pas veten. 61-vjeçari Lluka njihet si përdorues i pijeve alkoolike, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ende nuk ka konfirmuar nëse ka pasur ndikim të alkoolit në momentin e kryerjes së krimit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit