Këtë fundjavë është zhvilluar një stërvitje e veçantë ushtarake konkretisht në Voskopojë të Korçës, ku pjesë e saj ishte regjimenti i këmbësorisë se jugut.
Kjo është e para stërvitje ushtarake e këtij lloji ku morën pjesë forcat e armatosura të regjimentit, për 72 orë.
Kolonel Gëzim Marku tha se Voskopoja është zgjedhur për këtë stërvitje për arsye të relievit dhe kushteve të vështira të motit, edhe pse kemi të bëjmë me një stërvitje e cila është 72 orë.
Ndër trupat ushtarake që kryen stërvitjen në Voskopojë ishte dhe 20-vjeçarja Sonja Bako, e cila shprehet se e kishte pasion të qenit ushtarake dhe prandaj është bërë pjese e FA prej një viti.
Juglindja e Shqipërisë dhe kryesisht zonat si Voskopoja dhe fshatrat e tjerë malor janë përdorur dhe më herët si vende për stërvitje ushtarake. Kujtojmë që vitin e kaluar në qarkun e Korçës është zhvilluar edhe stërvitja e përbashkët e NATO-s si “Defender 2023”, kjo për shkak edhe të terrenit të favorshëm për realizimin e këtyre stërvitjeve.
Shqiptarja.com