Fermerët e fshatit Porodinë, i cili ndodhet vetëm 5km larg Korçës siç shihet në pamje kanë hapur dhe po seleksionojnë qepët e mbetura stok.
Rreth 70-80% e qepëve të zonës nuk po tregtohet. Bëhet fjalë për varietetin e “qepës së ujit” e cila nuk është rezistente ndaj qëndrimit të gjatë. Veiz Mysollari dhe Adil Lika dy prej fermerëve më të mëdhenj të zonës shprehen se kanë qindra kuintal qepë të cilat rrezikojnë të hidhen në kanal, pasi fundi i muajit shkurt sjell dhe degradimin e magazinimit të tyre.
Dy fermerët thonë se kjo situatë vjen si pasojë e mbulimit të tregut nga qepa serbe. Çmimi me shumicë është rreth 60 lekë por për kostot dhe shpenzimet e tyre çmimi duhet të ishte me 120 lekë.
‘Me 600 (60 lekë) na i kërkojnë me 500 por ne me 600 (60 lekë) i japim. I lamë lopët iu futëm qepës e lam qepën iu futëm preshit. Pa llogari zbëhet. Vetëm një 1kg qep vajti 300 mijë (30 mijë) lekë’,- tregojnë ata.
Fshati Porodinë ka rreth 10 kultivues të mëdhenj së kulturës më të hapur bujqësore qepës teksa në zonë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri bujqësor ende pa u shitur qepa e vitit të kaluar.