KF Pogradeci Reagon në Facebook:
Këto janë pamjet e përmbledhura të penalltive që një ditë më parë KF Pogradecit i janë akorduar nga arbitri ndeshjes Maliqi-Pogradeci. Qartësisht në video dallohen ndërhyrjet e gabuara të lojtarëve të Maliqit pas të cilave me të drejtë arbitri i ka cilësuar penallti. KF Pogradeci distancohet nga çdo lloj deklarate të bërë nga ekipii Maliqit apo tifozeria se arbitri i ndeshjes ka favorizuar ekipin tonë.
KF Pogradeci është duke luftuar me qëllimin vetëm për të fituar kampionatin. Në asnjë rast nuk kemi pritur dhe as nuk presim favorizime nga arbitrat, lojtarët tanë japin gjithçka në fushë pavarësisht rezultatit që kanë marrë në fund të ndeshjeve. Çdo deklaratë e nxituar apo reagime të gabuara ndaj arbitrave si në rastin e portierit të Maliqit kanë të bëjnë me rregullat e qarta dhe strikte që FSHF ka vendosur.
Stafi i Maliqit përpara se të meret me gjyqëtaret duhet të meret me tifozerinë e tyre që 90 minuta nuk pushuan së shari në kor .Ne vazhdojmë para me kokën lart dhe me të gjitha kapacitetet për te fituar këtë kampionat për qytetin ,tifozerinë dhe vetë ekipin .#forcaliqenorëve