Devolli ‘ngec’ në baltën e stadiumit Luftëtari, ekipi gjirokastrit nuk fal për të mbajtur kreun në kategorinë e dytë.
Devolli ka humbur sot me dy gola të pësuar dhe pa shënuar asnjë në stadiumin e Gjirokastrës, ndaj Luftëtarit vendas që nuk ka shpërdoruar shansin për një fitore që e mban në krye të grupit B në kategorinë e dytë.
Ekipi i Devollit ka qënë i pafuqishëm të sfidojë për një rezultat pozitiv Luftëtarin kryesues, për më tepër në një fushë ku ishte vështirë të luhej futboll, dhe siç është treguar me foto këto vitet e fundit kullosnin bagëtitë
Sidoqoftë, Luftëtari vazhdon të ruajë kryesimin e grupit B pas javës së 12-të në kategorinë e dytë, paksa i shkëputur nga Pogradeci ndjekës që arriti gjithashtu një fitore 2-0 në fushën e Maliqit mes tensionit e polemikave.
Devolli me këtë humbje qëndron në ujërat e turbullta të fundit të renditjes, duke kaluar një nga sezonet më të dobëta dhe pa mbështetje në kategorinë e dytë.