8.9 C
Pogradec
8.8 C
Korçë
8.1 C
Bilisht
7.5 C
Ersekë
8 C
Maliq
9 C
Liqenas
Tuesday, March 25, 2025

E Fundit: Pogradec dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak, Maxhoranca nuk mbledh dot këshilltarët e saj…

- Advertisement -

Pogradec dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak, Maxhoranca nuk mbledh dot këshilltarët…

Sot ishte planifikuar mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak Pogradec, mësohet se ditën e sotme janë paraqitur vetëm një numër i ulët i këshilltarëve, ndërkaq këshilltarët e opozitës janë tërhequr në momentin e fundit duke bërë që të mos arrihet numri i mjaftueshëm i kuorumit. Në mbeledhjen e sotme në rend dite janë përfshirë disa ndryshime në Buxhetin dhe Paketën Fiskale, si dhe projektvendimi për panelet fotovoltaike të cilat synohen të vendosen në Blacë të Pogradecit. Vendimet duket se nuk janë konsultuar më parë me banorët dhe qytetarët, teksa maxhoranca në këshill nuk mund realizojë mbledhjet pasi as vetë këshilltarët e tyre nuk paraqiten për të krijuar numrin e nevojshëm për fillimin e mbledhjes. Mes të tjerash projektvendimi për dhenien e hapsirave publike, mbeti pa u votuar sot nga këshilltarët.

Nuk dihet pse këshilltarët e majtë po paraqiten çdo herë dhe më pak në mbledhje, por dyshohet se kjo situatë vjen pas vendimarrjeve të fundit të këtij institucioni, i cili ka rënduar pozitat e qytetarëve, me një sërë barrash financiare të cilat rëndojnë mbi kurizin e biznesit dhe banorëve.   

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit