4.3 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
2 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Qendra e Teknologjive Blegtorale Korçë nis me shpërndarjen e bagëtive për fermerët potencialë.

- Advertisement -

Qendra e Teknologjive Blegtorale Korçë nis me shpërndarjen e bagëtive për fermerët potencialë.

Në kuadër të përmirësimit racor, si mision kombëtar që ka Drejtoria e Teknologjive Blegtorale, si pjesë përbërëse e QTTB-së Korçë ka filluar me shpërndarjen e reproduktorëve (qengjave meshkuj dhe femra) për fermerët potencial të vendit tonë që merren me mbarështimin e të leshtave.

Kjo drejtori është e vetmja qendër në rang kombëtar që kryen përmirësimin racor të bagëtive të imta.

Fermerët e vendit tonë, sidomos ata të rajonit të Korçës, prej vitesh tregojnë një interes të shtuar për tu furnizuar nga kjo qendër me reproduktorë, kafshë race të pastra me potenciale të mëdha gjenetiko produktive.

Fermerët blegtorë kanë marrë reproduktorë (qengja meshkuj e femra) nga dy raca të deleve: “Ile de France” të drejtimit prodhim mishi dhe “Awassi” të drejtimit prodhim qumështi.

Reproduktorët që fermerët i marrin nga kjo qendër u shërbejnë për të kryer përmirësimin racor në fermat e tyre blegtorale me qëllim rritjen e prodhimit të mishit dhe qumështit, për rrjedhojë rritjen e efektivitetit ekonomiko-financiar në fermat e tyre blegtorale.

Interesi për të marrë reproduktorë, kafshë race nga kjo qendër vijon të jetë gjithnjë e më i madh.

Kjo ishte faza e parë e shpërndarjes së reproduktorëve nga kjo qendër që do të pasojë me fazën e dytë nga fundi i muajit shkurt.

Puna për përmirësimin racor të bagëtive nga kjo qendër do të vijojë pasi dhe interesimi i blegtorëve për kafshë race është gjithnjë e më i madh.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit