8.3 C
Pogradec
7.5 C
Korçë
6.9 C
Bilisht
7.6 C
Ersekë
6.4 C
Maliq
8.3 C
Liqenas
Wednesday, November 13, 2024

Pogradec/ 200 mijë ikona prodhohen në muaj në Pogradec, për tu eksportuar më pas në Greqi…

- Advertisement -


Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Olta Xhacka, e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, kanë vizituar një punishte të prodhimit të ikonave kishtare në këtë qytet, e cila operon aty prej dy vitesh.

Erald Mullai, drejtuesi i kësaj punishteje, ka më shumë se 10 vite që merret me prodhimin e ikonave shqiptare. Pas më shumë se 8 vitesh të ushtrimit të kësaj profesioni në Rumani, ai vendosi të kthehet në vendlindje pas 26 vitesh emigracion, duke hapur punishten në Pogradec. Aktualisht, ky është i vetmi biznes i patentuar në Shqipëri për prodhimin e këtij lloji ikonash, të cilat eksportohen në të gjithë Rumani.

Mullai shprehet shumë i kënaqur me klimën e biznesit që ka gjetur në Pogradec. Ai bën të ditur se çdo muaj drejt Rumani transportohen më shumë se 200 mijë ikona kishtare, ndërsa tani po punon për t’i eksportuar edhe në Greqi. Gjatë 10 viteve të punës, ai thotë se ka prodhuar më shumë se 10 milionë ikona kishtare, të cilat janë të destinuara për tregun rumun.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit