5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Kategoria e Dytë/ Hije dyshimi për trajnerin e Pogradecit, Samuel Nikaj tregon të vërtetën

- Advertisement -

Në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, të martën u zhvilluar stërvitja e parë pas ndeshjes me Shkumbinin, një sfidë e cila u mbyll me shifrat 2-2. Ky rezultat i trazoi shumë ujërat në kampin liqenor dhe zbehu pak shpresat për vendin e parë në grup, ku trajneri i skuadrës, shkodrani Samuel Nikaj, u shpreh i zhgënjyer pas barazimit dhe foli hapur për mundësinë e paraqitjes së dorëheqjes te drejtuesit e klubit.

Të martën, por dhe të mërkurë ai nuk është paraqitur në stërvitje dhe seancat stërvitore u drejtuan nga zv.trajneri Kopi Çerepi, çka bëri të mendohej se tekniku ishte larguar përfundimisht nga skuadra. Por në fakt nuk ka qenë kështu, pasi Nikaj i ka thënë gazetës se ndodhet në shtëpinë e tij në Shkodër për shkak të një virozë. Ai gjithashtu ka pohuar se është shumë i zhgënjyer nga paraqitja e lojtarëve për më tepër që këtij ekipi nuk i ka munguar asgjë.

Një faktor tjetër, sipas tij, janë aleancat e shumta që kanë kundërshtarët e tij, por sërish ai do t’i shkojë deri në fund kësaj aventure me klubin edhe nëse rruga do t’i çojë në “play-off” sikurse sezonin e kaluar.

REDI DANDALLAKU- PANORAMASPORT.AL

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit