Sot, një takim i rëndësishëm u organizua për të diskutuar temën e luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, si dhe zbatimin e Paketës së Sigurisë në Shkolla. Takimi u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorin Vendor të Policisë, z. Gjovalin Loka, dhe pati pjesëmarrjen e Drejtorit të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, z. Saimir Boshnjaku, dhe Drejtorit të Departamentit për Rendin Publik, z. Alfred Mara, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Në takim ishin të pranishëm Drejtori i SHISH, z. Romeo Prifti, Prokurori, z. Gjergji Ceka, Shefat e Komisariateve në çdo bashki, si dhe drejtues të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe institucioneve shtetërore.
Situata me kultivimin e kanabisit në qarkun e Korçës u shqyrtoi dhe u kategorizua si territor me rrezik të ulët. Diskutimet nuk u përmbanë vetëm në këtë temë, por u zgjeruan edhe në fushën e Sigurisë Publike në përgjithësi dhe zbatimin e Paketës së Sigurisë në Shkolla.
Siguria publike lidhet jo vetëm me krimin, por edhe me aspekte të tjera si rendi publik, siguria kufitare, trafiqet, dhuna në familje, lufta kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe çrregullimi social.
Takime të ngjashme do të vazhdojnë të zhvillohen me komunitetet në territorin e çdo njësie administrative të çdo bashkie të qarkut, me qëllim të shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe reagimit të menjëhershëm nga institucionet përfshirëse.