Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A., 80 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.