5.3 C
Pogradec
6.6 C
Korçë
5.9 C
Bilisht
6.8 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

At Spiro Katundi “Personazh në Fokus”, disa vepra të reja në proces…

- Advertisement -

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në Korçë ka organizuar një aktivitet të veçantë, në kuadër të rubrikës së tyre “Personazhe në Fokus”, duke ftuar At Spiro Katundi, ikonom në Mitropolinë e Korçës. At Katundi ndau me të pranishmit përvojën e tij si klerik në kishën ortodokse dhe karrierën e tij të pasur në fushën letraro-artistike, e cila e bën atë të njohur në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj.

At Spiro Katundi, njihet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në botën e artit dhe letërsisë, duke kombinuar këtë angazhim me punën e tij si klerik. Ai ka pasur një pranverë të pasur kreative në muzikë, letërsi dhe dramaturgji.

Ardi Karanxha, koordinatori i COD në Korçë, u shpreh se ky nuk është aktiviteti i vetëm që organizohet në qytet, duke sjellë në vëmendje personalitete të shquara që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në shoqëri.

Klerikët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë dhe kulturën e popullit shqiptar, duke ndikuar në formimin dhe zhvillimin e saj. COD në Korçë ka vazhduar traditën e prezantimit të personaliteteve të shquara, duke sjellë në qendër të vëmendjes At Spiro Katundin, një figurë e shquar si në fushën e kulturës ashtu edhe në atë fetare.

Ishte një mbrëmje ndryshe ajo e mbrëmshja, në ambientet e bibliotekës së qytetit të Korçës. “Personazhe në fokus“ ka sjellë për publikun një nga personazhet që ka shumë për të treguar, Atë Spiro Katundi, prifti ortodoks me një karrierë të gjerë letraro-artistike.

Pas prezantimit të punës së palodhshme, diskutimi u përqëndrua tek çështja e tolerancës fetare dhe rolit që Atë Spiro ka luajtur në komunitetin korçar për krijimin e këtij kohezioni, qoftë si klerik dhe si artist apo figurë pozitive me zotësitë e tij komunikative dhe socializuese. Pjesëmarrës i një rëndësie të veçantë ishte Mitropoliti i Korçës, imzot Joani, me një përfaqësi nga Mitropolia e Shenjtë e Korçës.

Gjatë takimit u vu në dukje krijimtaria e veçantë në fushën e kantos dhe krijimtarisë letrare e Atë Spiros, si dhe vazhdimësia dhe devocioni i tij në kryerjen e detyrës klerikale si një vazhdimësi familjare (pasi rrjedh nga një familje klerikësh) dhe si një detyrim ndaj grigjës dhe komunitetit që ai përfaqëson.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit