5.6 C
Pogradec
5 C
Korçë
3.9 C
Bilisht
4.6 C
Ersekë
4.3 C
Maliq
5.6 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Devoll/ Eçmenik prej 15 vitesh nuk ka dasma dhe afro 40 djem mbeten pa martuar.

- Advertisement -

Eçmeniku i Devollit në braktisjen e frikshme, fshati ku prej më shumë se 15 vitesh nuk ka dasma dhe afro 40 djem mbeten pa martuar.

Fshati Eçmenik vetëm 3 kilometra larg Bilishtit, por edhe kjo distancë e vogël nuk e ka penguar shpopullimin e frishëm të tij.

Sipërfaqe të mëdha të tokave punohen gjithnjë e më pak sepse ka mungesë të krahut të punës. Të rinjtë, nga mungesa e investimeve dhe prespektivës janë detyruar të largohen për të mos e kthyer më kokën mbrapa. ‘Ja ku e ka vilën djali, po e la se ka emigruar në Francë’ thotë një banore.

Në fshat kanë mbetur vetëm të moshuar. Dikush i vetëm ose burrë e grua në një shtëpi. Afro 40 të rinj që detyrohen të qëndrojnë atje për rethana të ndryshme familjare nuk arijnë të martohen, një shqetësim ky për të gjithë banorët e mbetur në Eçmenik. Shkolla dikur me 40 nxënës tani ka vetëm 5 të tillë dhe dy mësues. Si dhe dy gjimnazistë.

‘Prej më shumë se 15 vitesh nuk ka patur asnjë dasmë. U bëmë më keq se fshati Rakickë qëmoti, kur i shkruanin Enver Hoxhes se nuk u vinte nuse në fshat. Atëhere ai u tha të dalin në fushë të dashurojnë, po këta djemtë tanë kë të dashurojnë tani? Vajzat ikin ose në Tiranë e qytete të tjera ose jashtë vendit, tani vajzat nuk pranojnë të vijnë nuse në fshat, edhe pse kushte të mira të kenë këtu’ shprehet një nga banorët.

Dikush tjetër kujton me nostalgji se dikur të rinjtë vinin të lodhur nga puna, por mbrëmjeve vallëzonin dhe argëtoheshin nën tingujt e një fizarmonike.

Ata të moshuar që jetojnë në Eçmenik thonë se janë mjaft të lidhur me fshatin e tyre, duke sakrifikuar për egzistenën e tij. Por e ndiejnë se qëndresa e tyre gjithnjë e më e vetmuar nuk e ka të gjatë dhe e ardhmja shikohet si një tunel pa dritë, përderisa vjen duke u shteruar përtëritja e brezave.

Burimi i postimit: Kronikë e News 24 me gazetare Lorena Kodra.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit