Mbrëmjen e djeshme deputeti i qarkut Edmond Spaho ka zhvilluar një takim me strukturat e kryesisë së Partisë Demokratike në Pogradec. Qëllimi i këtij takimi ka qënë organizimi i Demokratëve të Pogradecit, për protestën e datës 20. Por siç duket edhe nga fotot, konfirmuar dhe nga burime të brendëshmen në PD-në e Pogradecit, as 1/3 e kryesisë nuk ka marrë pjesë në këtë mbledhje. Kjo është një situatë e cila po vazhdon të bëhet më e dukshme nga mbledhja në mbledhje, ku anëtarët e kryesisë janë më të pakët. Revolta e anëtarëve që nuk janë paraqitur, lidhet me zhvillimet e përçarjes në PD, por edhe pas marrjes së pozicionit të Kryetarit nga Genti Çela.
Edmond Spaho ka zhvilluar edhe takime me strukturat në qytete të tjera të qarkut, duke nisur nga Maliqi. Fokusi kryesor është protesta e opozitës që pritet të zhvillohet së shpejti, por duket që motivimi në bazë është shumë i ulët, sidomos ku një pjesë e Demokratëve ose ndihen të kërcënuar ose janë blerë nga pushteti.