DITA E NDESHJES:
KF POGRADECI – SHKUMBINI; E Dielë, 13:30; STADIUMI “Gjorgji Kyçyku”
Ftojmë të gjithë tifozët të jenë prezent në stadium për të mbështetur ekipin.
Pogradeci pas kthimit nga minifaza përgatitore pritet që ditën e dielë të luaj një ndeshje të vështirë me “Shkumbinin” në Pogradec. Edhe pse ndeshja e parë ishte planifikuar të luhej me Këlcyrën, kushtet atmosferike e anulluan këtë ndeshje, një fillim ky jo i mbarë pasi ekipi i liqenorëve kishte pritshmëri të larta në këtë sfidë.
Më çka duket ekipi i trajnerit Nikaj, është i plotë për këtë ndeshje dhe i motivuar, por ka një presion të lartë për shkak të pritshmërive të publikut. Mësohet se në ndeshjen që do të luhet këtë të dielë në stadiumin e Pogradecit, do të ketë një pjesëmarrje të lartë të tifozëve, ku nuk do të mungojë as ata të skuadrës së Shkumbinit, për të cilën është rezervuar tribuna veriore.
Ndeshja me Shkumbinin është një ndër sfidat më të rëndësishme të KF Pogradecit dhe nga e cila pritet shumë, por edhe pse në dukje është një ndër ndeshjet më të vështira, Pogradecarët hynë me objektivin për të fituar këtë ndeshje.




