U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. A., 40 vjeç dhe E. A., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 16, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, këtyre dy shtetasve iu gjetën në celularët e tyre, biseda për vendosjen e basteve sportive të palejuara. Tre celularët e këtyre shtetasve, që i shërbenin kësaj paligjshmërie, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.