4.6 C
Pogradec
3 C
Korçë
3.9 C
Bilisht
2.8 C
Ersekë
2.1 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Monday, December 9, 2024

Driloni/ Propaganda e zezë e një projekti me abuzime dhe tallës për banorët…

- Advertisement -

Mes fotove të bukura që postojnë media të paguara në Qarkun e Korçës, e vërteta qëndron komplet ndryshe. Ka një “ushtri” të madhe që i është dedikuar propagandës së pushtetit vendor në Pogradec, pjestarët e së cilës mundohen me foto dhe video të mbulojnë realitetin e prekshëm. Konkretisht mes disa fotove të shpërndara së fundmi në rrjete sociale, dokumentohet plotësisht shkatërrimi mjedisor i Parkut Kombëtar të Drilonit.

Përveç aspektit ku rreth 50 e pemëve nuk janë më, ajo që bie në sy është ndërtimi i urave të shumta dhe shtigjeve në Drilon. Në dukje nuk ka diçka të keqe, por nëse thellohemi në projektin e firmosur nga Kryeministri Rama, një nga detyrimet në zbatimin e projektit, është puna që materialet me të cilat do të punohet, duhet të jenë miqësore me mjedisin. Pra thjeshtësisht dhe dukshëm është shkelur përveç rekomandimeve të vazhdueshme të UNESCO-s, edhe vetë udhëzimi i kryeministrit, i cili jopublikisht ka shprehur rezervat për projektin.

Por pse realisht është punuar me beton dhe hekur, në vend që të punohet me lëndë drusore? Parimisht kjo është një përgjigje e thjeshtë. Nëse në preventivin e pagesave janë vendosur zëra marramëndës për investimin, në terren po shkojnë materiale të cilat kushtojnë shumë herë më pak përfshirë këtu hekurin dhe betonin. Por logjika shkon edhe më tej, se në kantier po bëhen pagesa edhe për shërbime që ende nuk janë kryer.

Gjithsesi “Driloni” mbetet një ndër gropat më të zeza ku qindra dynym tokë, të shpronësuara po bëhen vend parkime për automjete, ndërsa vlera e shpronësimit është tallëse për banorët e Fshatit Zagorçan. Liqeni i Ohrit pritet që së shpejti të futet në black listë, për shkak të këtyre ndërhyrjeve abuzive pa freh, të cilat në rastin konkret shkelin dhe udhëzimet e Edi Ramës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit