5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Lorena Kodra/ Devoll: I gjithë mundi i fermerëve është hedhur poshtë…

- Advertisement -

Nga Lorena Kodra:

Është për të ardhur keq të shohësh se si kanë përfunduar fermerët e qarkut të Korçës.

I gjithë mundi,djersa e tyre është hedhur posht.

A do të ketë dritë në fund të tunelit për ta?

Sot isha në fshatin Sul të Devollit dhe takova një fermer i cili kishte emigruar 26 vite më parë si shumë e shume shqiptarë në Greqi.

U kthye në 2008 në vendin e tij të lindjes për të kontribuuar për vendin e tij dhe jo më në shtetin Grek por u përball me situata që nuk i kishte menduar ndonjëhere ose i kishte menduar por nuk donte ta besonte.

Sot në magazinën e tij gjen 250 ton grurë pa shitur dhe një investim prej 10 milon lekë të reja.

Po flasim për 250 ton që do të thotë se ky fermer punon një pjesë të mirë të tokave të këtij fshati duke mbajtur me bukë edhe banorë të tjerë.

Po cfarë ndodh sot?

Ky fermer po mendon prap të emigrojë duke lënë tokat djerrë dhe banorët pa punë.

A ja vlen sakrifica e pyeta?

Jo tha,jam shumë i zhgënjyer.

—Jo vetëm ky fermer por edhe fermerë të tjerë në qarkun e Korçës u nxitën nga subvencionet e shtetit dhe çmimi i lartë por sot janë pikërisht këta fermerë që grurin e kanë magazinuar për shkak të importit nga vendet e tjera kryesisht nga Serbia.

A do munden fermerët të mbjellin më apo tokat do mbeten djerrë?

Kronikën e plotë do ta ndiqni sot në News24

https://www.facebook.com/lori.lorena.359/videos/7192083410876524

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit