8.4 C
Pogradec
9.2 C
Korçë
8.4 C
Bilisht
7.6 C
Ersekë
8.8 C
Maliq
8.9 C
Liqenas
Friday, January 16, 2026

Salianji në mbledhjen e grupit Bardhi-Berisha: Bashkimi është hapi i parë në transformimin e opozitës

- Advertisement -

Ervin Salianji, një prej deputetëve që u rikthye në selinë e Rithemelimit për herë të parë që pas përçarjes së PD-së shprehet se bashkimi brenda partisë është detyrë.

Nëpërmjet një postimi në facebook ku ka publikuar foto nga mbledhja e grupit parlamentar të Rithemelimit, Salianji shkruan se vendi ka nevojë për një opozitë të fortë dhe bashkimi është hapi i parë që duhet bërë. 

Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim!

Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë e cila pa bashkim është e dobët. Bashkimi është hapi i parë për çdo transformim e zmadhim të opozitës!

Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bejme sot, asgjë më shumë.

Vendimet e mëtejshme nuk janë vetëm rezistenca por veprimi me gjithë fuqinë tonë ndaj rrezikut serioz që i kanoset vendit nga korrupsioni dhe sundimi i Ramës!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit