Nga Armand Braho:
Një situatë e papreçedentë ka ndodhur sot në Kolonjë, ku IMT pranë kësaj bashkie ka vajtur t’i prishi rrethimin poshtë një ure që shërbente për të mbajtur bagëtitë, një fermeri të zonës.
Deri këtu nuk përfshihem dot, por situata ka të bëjë me një hakmarrje të hapur të komikut Erjon Isai kundrejt fermerit dhe biznesmenit të zonës, të paktën kështu raportohet nga terreni. Edhe për këtë nuk dua të kem një koment, por më komike se vetë situata është fakti i inspektorit të IMT, i cili është filmuar dhe shpalos dukshëm dhe lehtësisht mungesën e ngritjes dhe formimit arsimor.
Dua të shkoj më tej duke thënë se ligjërisht Bashkia Kolonjë është në shkelje të hapur me dokumentacionin e përgatitur, bëhet fjalë për një letër me shkrim dore, pa protokoll, pa vulë dhe pa sigël zytrare, që i’u dha poseduesit të bagëtive pikërisht si “fletëdëshmitë për pagesë kur të mbarojë lufta”. Në këto kushte kur kemi të bëjmë me një situatë tallëse, ku janë shkelur ligjet e shtetit Shqiptar në formën e paraqitjes së dokumentacionit, duhet të ketë menjëhërë një reagim deri në ndjekje penale për përfaqësuesit e këtij institucioni për dokumentacionin e përgatitur.
Akademia e Çobenëve duhet të funksionojë sa më shpejt, sepse bashkia e Kolonjës ka vende të lira për inspektorë.
