5.4 C
Pogradec
4.6 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
4 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
5.4 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Korçë/ Manasterliu: Do të mbyllim degët pa interes dhe do hapim degë për inovacionin

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manasterliu, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Universitetit, stafin akademik dhe studentët e Universitetit Fan S. Noli të Korçës, duke bërë një deklaratë të rëndësishme. Ajo njoftoi se është nënshkruar një marrëveshje me Bashkinë e Korçës për kartën e studentit, e cila do të lehtësojë aksesin e studentëve në shërbimet publike dhe private.

Ministrja po ashtu theksoi angazhimin e tyre për zhvillimin e Universitetit të Korçës duke hartuar strategji të reja. Në veçanti, është bërë fjalë për hapjen e programeve të reja studimore, duke përfshirë një program të ri në inxhinieri informatike në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës. Kjo është një hapat parë drejt zhvillimit të kapaciteteve të universitetit dhe përgjigjes ndaj kërkesave të tregut të punës.

Për të inkurajuar studentët në programe prioritare, Ministrja Manasterliu sqaroi se janë rritur numrat e bursave për këto programe dhe theksoi mekanizmin e përmirësuar për aplikimet. Kjo është pjesë e një përpjekjeje për të rritur interesin e studentëve dhe për të përgjigjur ndaj kërkesave të tregut të punës.

Në lidhje me numrin e nxënësve që përfundojnë me sukses, ministria theksoi përpjekjet për riorganizim dhe hapje të programeve të reja, duke përshtatur ato me kërkesat e tregut dhe duke përmirësuar cilësinë e arsimit të lartë në Korçë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit