Vetvritet me armë zjarri ( kallashnikov) një 65-vjeçar në Pogradec. Sipas informacioneve të para nga policia, raportohet se 65-vjeçari në momentin e krimit kishte qenë i vetëm në një nga dhomat e banesës së tij dhe më pas ishte bashkshortja e tij e cila ka dëgjuar krismat e armës dhe ka shkuar në vendngjarje.
Mësohet se viktima jetonte vetëm me bashkshorten e tij, e cila ka lajmëruar menjëherë policinë. Policia po punon për zbardhjen rrethanave të ngjarjes.